MENU
klinika

Paketa fiskale

Konfindustria propozon tatim 0 mbi dividentin

07.10.2018 - 11:35

Konfindustria do t’i paraqesë zyrtarisht Ministrisë së Financave propozimet e saj për paketën fiskale 2019.

Kërkesa e parë është që tatimi i dividentit për kategorinë e bizneseve, që punojnë në kushtet e tregjeve të hapura, të jetë e barabartë me zero. Për bizneset, që punojnë në kushtet e tregjeve të mbyllura, koncesione, PPP, licenca shtetërore, etj dhe si rrjedhim kanë shkallë të ulët konkurrence, masa e dividentit të jetë e shkallëzuar në rritje, në varësi të fitimit. 

Konfindustria vlerëson, se në rast, se tatimi i dividentit ulet për të gjithë kategoritë e bizneseve në të njëjtën masë prej 8% të propozuar nga ekzekutivi, ligji do të ketë vlerë vetëm për kompanitë e tregjeve të mbyllura me akte ligjore, PPP, koncesione, etj dhe që kanë norma të larta fitimi për shkak të mungesës së konkurencës dhe dhënies së të drejtave natyrore nga shteti. Në një pjesë të madhe kompanitë, që punojnë në kushte të tregjeve të mbyllura dhe të privelegjuara me ligj, janë me kapital të huaj dhe transferojnë pjesën e fitimeve të tyre jashtë vendit.

Gjithashtu, Konfindustria kërkon, që si pjesë e rëndësishme e Paketës Fiskale 2019, të parashikohet ulja në vlerën zero e tatimit për fitimin e riinvestuar nga bizneset. Sipas Konfindustrisë, masa e mësipërme, që është në fuqi pothuajse nga të gjitha vendet e Rajonit, është e domosdoshme për të nxitur realisht rritjen e investimeve dhe rritjen e fuqisë konkuruese të vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!