MENU
klinika

Liga e Kombeve

Kosova kalon edhe Maltën, kryeson grupin

11.10.2018 - 22:40

Një tjetër fitore me shumë rëndësi për përfaqësuesen e Kosovës, e cila ka mposhtur 3-1 Maltën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Një barazim dhe 2 fitore radhazi bëjnë që Kosova të kryesojë grupin me 7 pikë, e ndjekur nga Azerbajxhani me 5, por që këtë të fundit e pret në shtëpi.

Sulmuesi Benjamin Kololli ka qenë autori i golit të parë. Goli i shënuar nga lojtari i Zurich-ut ishte një aksion model i vendasve. Në fund, 26-vjeçari zhbllokoi rezultatin me qetësi.

Gjithsesi, me fillimin e pjesës së dytë miqtë surprizojnë. Janë minuta jo të mira për kosovarët. Megjithatë, Muriqi gjen golin e avantazhit dhe më pas maltezët mbeten me 10 vetë në fushë.

Për goditjen përfundimtare mendon sërish Kololli, që con shifrat në 3-1 dhe gëzon tifozët e shumtë në stadium. U bënë shumë suksese radhazi të Kosovës, saqë tashmë nuk mund t’i quajmë historike.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Fadil Vokrri" inagurohet me festë

Kosova, vjen fitorja e parë në ndeshje zyrtare