MENU
klinika

Përçahet Barcelona

Krisen marrëdhëniet mes Messit dhe Pique

02.10.2018 - 14:28

Sikur të mos mjaftonte ecuria jo e mirë në 3 ndeshjet e fundit në kampionat për Barcelonën, një tjetër lajm i keq vjen nga kampi katalanas. Marrëdhëniet mes Leo Messi dhe Gerard Pique janë prishur.

Ky është lajmi i bujshëm i dhënë në emisionin spanjoll “El Chiringuito de Jugones”, që ka shpjeguar se qendërmbrojtësi spanjoll nuk është i kënaqur me faktin se argjentinasi, i cili është kapiteni i Barçës tani, nuk del më shpesh para mediave, veçanërisht në momentet e vështira të ekipit.

“Pique është i pakënaqur me faktin se Messi nuk përballet me shtypin në momentet e vështira të skuadrës”, – është thënë në programin spanjoll. “Sipas tij, Leo flet vetëm kur nuk është në Europë, kur grumbullohet me Argjentinën”.

Ndërkohë, Messi duket se i është kundërpërgjigjur duke fajësuar mbrojtjen e katalanasve për rezultatet zhgënjyese të marra në ndeshjet e fundit. “Ai i ka thënë atij se po pësojnë shumë gola”. “Ai ia ka bërë të qartë Pique-së se mbrojtja nuk po luan në nivelin që duhet”, – është thënë në “El Chiringuito”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN