MENU
klinika

Receta

Kthejini bukurinë flokëve tuaj të dëmtuar në vetëm pak çaste

07.10.2018 - 11:17

Nuk thonë kot që floket janë ‘arma e gjuetisë’ dhe gjysma e bukurisë tek femrat. Dhe një flok i dëmtuar nuk do ti pëlqente askujt. Por mos u shqetësoni!

Kjo recetë do t’ju ndihmoj të vitalizoni flokët tuaja në pak kohë.

Përbërësit që ju duhen janë: 

-1 lugë çaji mjaltë;

-1 lugë çaji kanellë;

-1/2 filxhan vaj ulliri (në varësi të gjatësisë së flokut)

Aplikimi:

Ndani flokët me një krëhër në mënyrë që aplikimi i maskës të jetë sa më i lehtë. Aplikoni këtë përzjerje në skalpin e kokës duke filluar nga mbrapa-përpara me furçë.

Pasi keni përfunduar aplikimin e maskës, uleni kokën poshtë dhe masazhojeni për 5-6 minuta.

Më pas lajeni flokun si zakonisht.

Për rezultate sa më të kënaqshme rekomandohet të përdoret 1 ose 2 herë në javë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN