MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 10

Kukësi mposht Laçin dhe sheh nga kreu

28.10.2018 - 15:53

Kukësi ka zbritur me “këmbë në tokë” ekipin e Laçit, teksa ka fituar 1-0 në “Elbasan Arena”, duke u shkaktuar humbjen e dytë radhazi kurbinasve dhe vetë nënkampionët tashmë mund të shohin për nga kreu. Edhe në sfidën tjetër fitojnë miqtë. Luftëtari fiton 2-0 ndaj Kastriotit dhe fundos krutanët.

Pak tifozë, një gol i shënuar dhe në fund fitues ishin verilindorët e drejtuar nga Armando Cungu. Kukësi triumfoi kundër Laçit 0-1, teksa gjithçka u vendos në pjesën e dytë falë një goli të realizuar nga brazilian William Cordeiro.

LAÇI – KUKËSI    0-1

William 60′

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi (Smaçi 74′), Najdenov, Lushkja, Shtubina, Berisha (Prengaj 83′), Altiparmakovski. Trajner: Artan Mërgjyshi.

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti (Qaqi 85′), Cuculi, Zguro, Çyrbja (Ethemi 46′), Shkodra, Dzaria, William (Kalaja 87′), Shafik Tigruxha, Reginaldo. Trajner: Armando Cungu.

Gjyqtarë: Laver Alla, Dojando Myftari, Fatmir Lamaj, Hermal Llapra

Karton i verdhë: Shkodra  76′

Ishte Vasil Shkurtaj, i cili me dy golat e tij i dha tre pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij. E nis me humbje aventurën te Kastrioti tekniku Stavri Nica. Krutanët regjistrojnë këtu ndeshjen e nëntë pa fitore dhe as largimi i Plorit nuk ka ndryshuar gjë tek skuadra veriore.

KASTRIOTI – LUFTËTARI     0-2

Shkurtaj 48′, 83’       

Kastrioti: Kuka, Husein, Lila, Çela, Domgjoni, Shehu, Mziu, Çutra (Tabort 65′), Roxher (Marku 78′), Preston, Bardhi. Trajner: Stavri Nica.

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Ramadani (Demo 68′), Rapo (Ymeraj 46′), Rroca, Radoviç, Milosavljev, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani.

Gjyqtarë: Kridens Meta, Ani Koçiaj, Herald Lisaku, Klodian Shahini

Kartonë të verdhë: Çutra 25′ / Ramadani 66′, Xhekson 74′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 10

Tirana nuk mban dot fitoren me Kamzën