MENU
klinika

Studime

Ky ndryshim i thjeshtë do t’ju ndihmojë të bini më shpejt në peshë

19.10.2018 - 14:42

Çfarë duhet të dini për  orarin strikt të të ushqyerit?

Nëse jeni duke kërkuar të bini në peshë  , pergjigjia mund te jetë regjimi kohor i të ushqyerit  .Ideja është që ju duhet të hani vetëm në  orare të caktuara të dites dhe pa e prishur këtë rregull.Ky regjim ushqimor mund të sjellë pa shumë mundime përfitime të dukshme.

Disa shkencetarë të Universitetit të New York-ut bënë një studim.Ata ndan në 2 grupe 16 vullnetarë.

Një grup vonoi kohën e ngrenies së mëngjesit për 90 minuta dhe më pas hëngri darkën 90 minuta më herët se normalisht.

 

Grupi tjetër hëngri në në oraret e tyre te zakonshme.

Të dy grupet hanin ushqime të përgatitura në shtëpi. Në mënyrë periodike, studiuesit testuan gjakun e vullnetarëve, duke kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak dhe kolesterolit. Vullnetarët mbajtën  dietë strikte,të kujdesshme dhe plotësuan një pyetësor feedback-u në fund të studimit.

Pas dhjetë javësh, grupi i parë kishte humbur, mesatarisht, dy herë më shumë  peshë sesa grupi  i dytë. Pas analizimit të dietes se tyre, studiuesit zbuluan se grupi i parë,i cili kishte ndjekur një orar të përcaktuar , kishte ngrënë më pak ushqim gjatë kësaj kohe. 57 % e antarëve të grupit  thanë se nuk kishin shumëë oreks  dhe në këtë mënyrë hanin më pak. Ata eliminuan edhe ngrënien gjate natës.

Ky studim nuk mund ta lidhë përfundimisht yndyrën e  trupit  me orarin e të ushqyerjes, por kjo e bën të qartë përparësitë e ketij regjimi në arritjen e rezultateve të deshiruara.Ky regjim, nuk është gjithmonë në përputhje me detyrimet familjare dhe sociale , megjithatë cdo njeri prej nesh duhet të mundohet të ndjekë një orar të caktuar per tu ushqyer dhe së bashku me një dietë të shëndetshme do të arrini më lehtë të merrni rezultatet e deshiruara.

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”