MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 8

Laçi shtang Tiranën, Teuta fundos Kastriotin

07.10.2018 - 18:44

Ndonëse nuk kryeson në renditje, Laçi është i vetmi ekip i Superiores që nuk njeh humbje këtë sezon, pavarësisht se ndodhet në vendin e dytë të renditjes, me vetëm 1 pikë larg kreut. Sot kurbinasit kanë shtangur Tiranën, teksa kanë fituar 1-0 në “Selman Stërmasi”. Ndërsa Teuta mposht 2-0 në Durrës ekipin e Kastriotit.

Tirana ngulmoi që në fillim të shënonte, kurse Laçi i kishte idetë e qarta. Minutat e para priste dhe madje arriti të rrezikonte me Xhixhën. Kobinah dhe Blazevski për Tiranën rrezikuan, por nuk shënuan dot. 45 minutat e para u mbyllën pa gola.

Laçi e nisi mirë pjesën e dytë dhe me një aksion model shënoi me Xhixhën. Më parë Tirana pretendoi për penallti, por gjyqtari Hamiti nuk mendoi ashtu. Disa raste për shënim, goditje të pasakta dhe penallti e humbur në fund nga Blazevski. Të pafat bardheblutë, ndërkohë që Laçi festoi gjatë fitoren.

TIRANA-LAÇI 0-1

Xhixha 50′

Tirana: Lika, Doka (Hasani 65′), Turtulli, Atingah, Imami, Greca (Oduamadi 54′), Karabeci, Daja (Hoxhallari 85′), Kobinah, Blazevski, Ngo. Trajner: Ze Maria.

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi (Hadroj 72′), Najdenov (Smaçi 77′), Lushkja, Xhixha, Shtubina (Altiparmakovski 88′). Trajner: Artan Mërgjyshi.

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti,  Egin Doda, Ilir Tartari, Kreshnik Cjapi

Kartonë të verdhë: Blazhevski 47′, Daja 52′ / Fangaj 2′, Lushkja 27′

Teuta ka arritur fitoren e tretë në kampionat, duke mposhtur Kastriotin me rezultatin 2-0 në “Niko Dovana”. Amadu Latif ishte heroi i bregdetarëve me dygolëshin e shënuar, që ngjit ekipin durrsak në kuotën e 11-të pikëve, ndërsa sulmuesi ganez është ngjitur në krye të renditjes së golashënuesve me pesë gola.

Vendasit vuajtën në pjesën e parë, ndërsa e gjetën golin në minutën e tretë shtesë me anë të Latif, i cili shndërroi penalltinë e fituar në gol. Sulmuesi shënoi dhe në minutën e 63-të, duke vulosur fitoren e djemve të Bledi Shkëmbit.

TEUTA-KASTRIOTI 2-0

Latif 45+3′ (11-m), 63′

Teuta: Hidi, Beqja, Bicaj, Shkalla, Hakaj (Gjeorgievski 14′), Sidibe, Avdyli (Gashi), Kallaku, Traore (Kruja 60′), Vila, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi

Kastrioti: Puja, Domgjoni (Çutra 45′), Çela, Stijepoviç, Husein, Mziu, Shehu, Okebugu, Roxher (Taboit 65′), Bardhi (Vatnikaj 46′), Marku. Trajner: Elvis Plori.

Gjyqtarë: Kreshnik Barjamaj, Ermal Barushi, Redian Dobruna, Olsi Sokoli

Kartonë të verdhë: Traore 57′, Avdyli 80′, Bicaj 83′ / Husein 64′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 8

Skënderbeu del duarplot nga Gjirokastra