MENU
klinika

Drejt vendeve të ndryshme

Lasgushi fluturon përsëri/ Jo Turqia por një destinacion i ri

13.10.2018 - 19:40

Kombëtarja shqiptare është nisur drejt Tel Avivit, ku do të përballet ditën e nesërme me përfaqësuesen e Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Por, e vecanta është pasi lojtarët dhe stafi kanë fluturuar me kompaninë më të re “Air Albania”.

Kryeministri Edi Rama, ka qenë ai i cili ka njoftuar në rrjetet sociale teksa shkruan

“Air Albania çon Kuqezinjtë në Tel-Aviv”

Air-albania-konica.la
Air-albania-konica.la

 

Avioni i parë i kompanisë “Air Albania”, i quajtur nga kryeministri si “Lasgushi”, ka bërë disa fluturime vetëm në drejtim të Turqisë, ndërsa ky është udhëtimi i parë me një tjetër destinacion.

Kryeministri Rama ka paralajmëruar se avionë të tjerë do të fluturojnë drejt vendeve të ndryshme të botës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN