MENU
klinika

Serie A, java 9

Lazio triumfon në Parma, tani e treta

21.10.2018 - 17:28

Një javë e suksesshme për ekipet e futbollistëve shqiptarë që luajnë në Serie A. Pas Napolit të Elseid Hysaj, edhe Lazio me Atalanta-n kanë triumfuar në ndeshjet e tyre të kësaj jave, të gjitha në transfertë.

Të besuarit e Inzaghit kanë fituar 0-2 në Parma, një skuadër që ka surprizuar jo pak këtë sezon. Për të marrë tri pikët, Strakosha dhe lojtarët e tjerë pritën deri në minutat fundit, pasi golat nga Immobile dhe Correa erdhën vetëm në 10 minutat e fundit të sfidës, përkatësisht në 81′ dhe 93′.

Tri pikë mori edhe Atalanta, e cila triumfoi me rezultatin e thellë 1-5. Një tripletë e Iliçiç, një gol i Gonsens dhe një nga De Ron vulosën fitoren e djemve të Gasperinit. Si Berisha, ashtu edhe Gjimshiti, nuk u aktivizuan, duke qëndruar për 90 minuta në stolin e rezervave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN