Presioni dhe dhimbja nga problemet e sinusit mund të jenë të lehta ose mjaft të rënda.
Shkaku i këtyre simptomave është shpesh një i ftohtë, alergji ose sinusiti (infeksioni i sinusit). Pavarësisht se çfarë i shkakton simptomat tuaja, lehtësimi mund të jetë më afër se sa mendoni.
Respironi ajër të lagështuar
Për lehtësim të presionit të sinusitit që zgjat me orë të tëra, përpiquni të mbani një lagështues në dhomën tuaj të gjumit ose në dhoma të tjera ku qëndroni për shumë kohë.
Ajri i thatë mund të irritojë sinuset tuaja, por respirimi i ajrit me lagështi mund të ndihmojë në reduktimin e ngarkesës që ndjeni.
Mund të ndihmojë edhe thithja e avullit dy deri katër herë në ditë. Dushi që bëni me ujë të nxehtë mbushë banjën me avull dhe ju ndihmon të merrni frymë me lirisht.
Shmangni tymin e duhanit dhe tymrat e dëmshëm
Me një botë të mbushur me kimikate industriale dhe me njerëz që pinë duhan, si mund t’i mbani pa dëmtuar sinuset tuaja?
Ajri që merrni mund të jetë duke dëmtuar sinuset tuaja, në varësi të asaj që ajri përmban.
Shmangni tymin e duhanit dhe tymrat nga produktet pastruese, ngjyrat, llaku i flokëve dhe parfumet.
– Mos lejoni që miqtë ose familja të pinë duhan në shtëpinë tuaj.
– Shiko për produktet e pastrimit në varietete natyrale. Produktet me ngjyrë të gjelbër kanë më pak mundësi që të përmbajnë kimikate të forta, që rrisin presionin dhe dhimbjen e sinusit.
Nëse e gjeni veten shpesh duke vuajtur nga dhimbjet e sinusit atëherë gjetja e shkakut është një hap i rëndësishëm drejt gjetjes së lehtësimit të sinusit.
Çdo herë që indet në hundë dhe në sinuse janë të ënjtur dhe të skuqur, kjo mund të çojë në probleme të sinusit. Këtu janë disa probleme që duhet të merren në konsideratë:
– Ndryshimet e temperaturës
– Alergjia
– Pirje duhani
– Ftohja e zakonshme
Alergjitë janë një nga shkaqet më të zakonshme të presionit dhe dhimbjes së sinusit. Ju nuk mund të eliminoni plotësisht alergjitë, por ju mund të shmangni alergjenët që i shkaktojnë ato.
Nëse nuk e dini se çfarë alergjenësh po shkaktojnë problemet e sinusit, provoni të konsultoheni me një mjek alergolog.
Pastrimi i hundëve me solucion fiziologjik
Është quajtur edhe “ujitje e hundës” dhe mund të ndihmojë të mbani sinuset tuaja të pastra. Përdorni një solucion të butë dhe të kripur steril për të shpërlarë mukozën dhe alergjenët që shkaktojnë mbingarkimin tuaj.
Për ta bërë këtë qëndroni mbi lavaman dhe pasi ta tërhiqni solucionin fiziologjik me një shiringë hidheni me presion nga njëra anë e hundës dhe lëreni të kullojë nga ana tjetër, duke mbajtur gojën hapur me qëllim që të merrni frymë nëpërmjet gojës dhe jo nga hunda.