MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Leku e nis javën me revansh

01.10.2018 - 15:32

Leku e nis javën me revansh në kursin e këmbimit valutor. Sipas Bankës së Shqipërisë, monedha vendase u forcua njëkohësisht ndaj euros, dollarit amerikan dhe paundit britanik. Euro u këmbye të hënën në vlerën e 126.22 lekëve, me një rënie të lehtë nga fundi i javës së kaluar. Kursi euro-lek vazhdon të jetë mjaft i qëndrueshëm, edhe falë vendimit të Bankës së Shqipërisë për të ndërhyrë në treg që prej fillimit të qershorit, me qëllim stabilizimin e kursit.

Ndonëse në përmasa modeste, leku u forcua të hënën edhe ndaj dollarit amerikan. Monedha e gjelbër u këmbye me 108.66 lekë, në rënie me 0.09 lekë krahasuar me të premten. Pas forcimit pothuajse të pandërprerë të javës së kaluar, rënie pësoi edhe paundi britanik. Monedha e Mbretërisë së Bashkuar u këmbye me 141.81 lekë, 0.17 pikë më pak krahasuar me fundin e javës së kaluar.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN