Në seancën parlamentare të së enjtes do votohet pr/ligji për mbylljen e lojërave të fatit dhe Partia Demokratike konfirmon se nuk do të marrë pjesë në seancë.
Sipas deputetes së partisë demokratike dhe nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku, arsyeja është se në 1 janar ligji nuk do të zbatohet.
E gjithë kjo nismë ligjore e shpejtuar dhe e paparashikuar sipas Tabakut, bëhet për të favorizuar kompaninë e cila ka përfituar licencën për të luajtur online.
Sipas saj, kompania në fjalë e ka përfituar të drejtën nëpërmjet një koncesioni 30-vjeçar.
Mungesa e vullnetit politik të qeverisë, sipas deputetes së PD-së bëri që numri i pikave të basteve në këto vite të rritej vazhdimisht.