MENU
klinika

Kombëtarja para dy ndeshjeve

Lila si kapiten: Emocione si 11 vite më parë

09.10.2018 - 19:32

Nesër shiritin e kapitenit në Kombëtare do ta mbajë Andi Lila, i cili së bashku me trajneri Panucci ka dalë në koferencën për shtyp në prag të miqësores kundër Jordanisë (ora 20:00, Elbasan”.

Rikthimi në kombëtare: “Të them të drejtën, jam që në 2007-n me Kombëtaren dhe do ta filloj më përpara se gjithmonë kur vjen ftesa, nuk më zë gjumi një natë përpara. Ftesa është një gjë shumë e bukur dhe më bën shumë krenar.

Kjo ftesë që mora është njësoj si ajo që mora 11 vite me herët dhe më ka emocionuar shumë. Gjithmonë jap më të mirën për kombin tim dhe jam shumë krenar që kam mundësinë të përfaqësoj vendin tim.

andi lila dhe Elseid Hysaj

Si mposhtet Izraeli? Të jem i sinqertë, forca e ekipit tonë është grupi. Nëse ne luajmë kompakt si grup, ndeshja në Izrael do të jetë e suksesshme, njëjtë si ajo herën e kaluar, ku fituam me rezultat shumë të mirë.

Nëse ne luajmë me shpirtin që na karakterizon si ekip, si shqiptarë që jemi, do të bëjmë më mirën. Përpara kemi Jordaninë dhe përqendrimi jonë për momentin është kundër tyre. Më pas do të shohim Izraelin. Synojmë rezultat të mirë kundër tyre dhe shpresojmë të ecim përpara.

Shiriti i kapitenit: Kam shumë respekt për të gjithë kapitenët paraardhës, kam marrë shumë ndihmë nga ata. Por në Kombëtare nuk ka kapitenë, të gjithë janë të barabartë. Si kapiten e si jo, të gjithë bëjmë maksimumin. Të gjithë duhet të tregojmë veten në ndeshjet e radhës.

kombetarja andi lila
kombetarja andi lila

Lojtarët e rinj: Çdo lojtar i ri që vjen, nuk ndjen asnjë presion. Ne jemi të gjithë shqiptarë dhe mundohemi t’i ndihmojnë. Nuk ka diferenca në Kombëtare dhe jemi të gjithë për njëri-tjetrin. Shqipëria ka shumë kualitete dhe jam shumë krenar për skuadrën që kemi”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN