MENU
klinika

Çështja “Babalja”

Lirimi i “Babales”, flet Veliu: Kam frikë të kthehem

12.10.2018 - 18:02

“Dëshmitari X”, “Babalja” apo Albert Veliu është lënë i lirë nga gjykata në Prishtinë. Ndonëse u ndalua dje për shkak të akuzave që rëndojnë ndaj tij në Shqipëri, sot gjykata në Prishtinë ka vendosur lirimin e tij.

Në një komunikim telefonik për një televizion, Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja” tha se ka frikë të kthehet në Shqipëri, sepse ndihet i kërcënuar atje për veten dhe familjen.