MENU
klinika

Ndeshja e futbollit

Luhet miqësorja e 2.8 miliardë njerëzve

13.10.2018 - 12:00

Futbolli vijon të jetë në qendër të sporteve, pasi bashkon deri në miliarda njerez, sic është rasti i sotëm. Në orën 13:35, në stadiumin e Suzhou të Kinës, do të përballet kombëtarja vendëse, e drejtuar nga Marcelo Lippi, me Indinë.

Kjo është një ndeshje miqësore në kuadrin e përgatitjeve të dy skuadrave për Kupën e Azisë 2019, që do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe në janar dhe për të cilën, të dyja vendet janë kualifikuar.

Miqësorja në fjalë do të jetë ndeshja e futbollit që përfaqëson popullatën më të madhe në botë: rreth 2.8 miliardë njerëz (1.4 miliardë për Kinën dhe 1.34 miliardë për Indinë).

Për të gjetur një përballje të futbollit që përfaqëson kaq shumë njerëz do të duhet të organizoje një turne me kombëtaret e SHBA (330 milionë), Indonezia (265), Brazili (210), Pakistani (202), Nigeria (194) , Bangladesh (165), Rusia (147), Japonia (126), Mexico (125), Etiopi (108), Filipinet (107), Egjipt (98), Vietnam (95), Republika Demokratike e Kongos (84), Germany (83), Iran (82), Turqia (81), Thailand (69), Franca (67), Britania (66) dhe Italia (60)…

tifozet kineze
tifozet kineze

Kina dhe India janë dy fuqitë në zhvillim të futbollit botëror, por ende nuk kanë kapur valën maksimale të rritjes së tyre. Të dyja vendet po investojnë në përmirësimin e ligave të tyre, duke nënshkruar edhe me yje ndërkombëtare, por rezultati nuk është përkthyer ende në përmirësim të ndjeshëm edhe të ekipeve kombëtare.

Ky është ballafaqimi i parë në 21 vite mes këtyre dy kombëtareve. Pavarësisht se janë dy vende që duan të rrisin nivelin e futbollit të tyre, ato nuk janë vënë përballë njëri-tjetrit prej një kohe të gjatë.

Herën e fundit që u takuan Kina dhe India ishte viti 1997. Bëhej fjalë për sfidën e 17-të në histori, mes tyre. Kina ka fituar 12 nga këto 17 ndeshje, ndërsa pjesa tjetër ka dalë në barazim. India kurrë nuk ka qenë në gjendje ta mundë fuqinë e parë botërore në popullsi, tani për tani.