MENU
klinika

Bojkoton votimin

Majko “tradhëton” Ramën, shkak teatri

25.10.2018 - 15:35

Ligji për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar u miratua.

Parlamenti, mori sot vendimin me 74 vota për rrëzimin e dekretit të Presidentit, Ilir Meta.

Edhe pse maxhoranca ishte e vendosur për shembjen e Teatrit, duke e votuar tre herë ligjin në Parlament, po kaq i vendosur në qëndrimin e tij, duket të ketë qenë edhe Ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

kuvend-votim per teatrin-konica.al
kuvend-votim per teatrin-konica.al

Edhe në seancën e sotme, ndërsa kolegët e tij, maxhorancë në sallë, votuan pro shembjes së Teatrit Kombëtar, Ministri Majko, nuk mori pjesë në votim.

Në seancen e datës 5 korrik të këtij viti Pandeli Majko nuk mori pjesë në votim për Teatrin Kombëtar, ndërsa u largua në mënyrë demonstrative nga salla pas një debati me kryeministrin Rama, debat i cili u kap edhe nga kamerat e pranishme në seancë.