Manchester City ka kaluar pa probleme ndeshjen e radhës në javën e nëntë të Premier League, teksa ka fituar 5-0 ndaj Burnley dhe tashmë merr kreun e renditjes, me shpresën që Liverpool të ndalet në ndeshjen e orës 18:30.
Sfida është zhbllokuar në minutën e 17-të kur Aguero ka shënuar për “Qytetarët”. Kaq ka mjaftuar për për pjesën e parë. Në të dytën, City vijon dominimin dhe Bernardo Silva në minutën e 54-t dyfishon shifrat për vendasit.
Formacioni i Pep Guardiolas nuk do të ndalej, teksa Fernandinho 2 minuta më pas con shifrat në 3-0 dhe thuajse vulos fatin e takimit. Në fund shënohen edhe dy gola të tjerë, për 4-0 mendon Mahrez, ndërsa mbyll 5-0 Sane në minutën e fundit. Miqtë kapitullojnë pa kushte në “Etihad”.
Në ndeshjet e tjera, Tottenham i ka mjaftuar një gol i Lamela në fundin e pjesës së parë për të fituar derbin me West Ham. Kane është zëvendësuar në pjesën e dytë. Rezultatet e tjera janë këto: Bournemouth-Southampton 0-0, Cardiff-Fulham 4-2, Newcastle-Brighton 0-1 dhe Volves-Watford 0-2.