MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Maqedonia së shpejti me emrin e ri

20.10.2018 - 17:48

Maqedoni

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë në rend dite e kanë pasur pikën për të vendosur rreth Marrëveshjes me Greqinë që duhet të ndryshojë emrin e vendit në Maqedonia e Veriut.

Pas disa ditëve diskutim në Kuvend dhe një referendumit të dështuar, të shtunën në orët e vona, deputetët vendosën që kjo marrëveshje të kalojë me vota 80 vota për, 39 kundër dhe asnjë abstenim.

Maqedoni

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka komentuar nga selia e partisë votimin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni dhe njëherësh, ndryshimin e emrit.

Ai ka thënë se tetë deputetë të opozitës kanë tradhëtuar dhe se do të largohen nga partia.

Kosovë

Të shtunën mbrëma Kuvendi i Maqedonisë kaloi nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hap rrugë Marrëveshjes së Prespës për emrin e ri të këtij shteti.

Këtë vendim presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e vlerëson si hap drejt rrugës evropiane të Shkupit.

Greqi

Kryeministri grek Aleksis Tsipras pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë të fillimit të procedurës që ia ndryshon emrin kushtetutes në Maqedoni e Veriut ka uruar homologun e tij maqedonas Zoran Zaev.

Ai me anë të një postimi në Twitter ka thënë se votimi është një hap i madh për suksesin tonë të përbashkët.

Maqedoni

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg përshëndet vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për t’u qasur drejt ndryshimit të Kushtetutës në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.

Ai me anë të një postimi në Twitter, thotë se është një moment historik.

Greqi

Kryeministri grek Aleksis Tsipras u betua si ministër i Jashtëm, pas dorëheqjes së Nikos Kotzias, i cili dorëzoi javën e shkuar postin pas një përplasjeje në mbledhjen e qeverisë me kreun e Grekëve të Pavarur, Panos Kameno, i cili mban postin e ministrit të Mbrojtjes.

Tsipras u betua para presidentit Prokopis Pavlopulos dhe më pas u drejtua për në ministrinë e Jashtme, ku iu dorëzua zyrtarisht detyra nga Kotzias. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Forcat zjarrfikëse në luftë me flakët (Video)

Greqia e izoluar nga zjarret prej tre ditësh

“Shqiptarët i duan dokumentet tona, për të ikur në Angli”

Grekët të shqetësuar: Po krijohen mungesa të mëdha fuqie punëtore