MENU
klinika

Integrimi i Maqedonisë

Thaçi: Maqedonia zgjodhi rrugën e integrimeve evropiane

20.10.2018 - 13:22

Të shtunën mbrëma Kuvendi i Maqedonisë kaloi nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hap rrugë Marrëveshjes së Prespës për emrin e ri të këtij shteti.

Këtë vendim presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e vlerëson si hap drejt rrugës evropiane të Shkupit.

Ai përmes një llogarinë e tij në Facebook, tha se Kuvendi i Maqedonisë mbrëmë dha shembullin e bashkimit të të gjitha partive për të mirën e qytetarëve dhe shtetit të tyre.

Postimi i plotë i Thaçit:

Maqedonia e zgjodhi rrugën e integrimeve euroatlantike dhe bëri një hap të madh për forcimin e paqes në tërë rajonin tonë. Kuvendi i Maqedonisë mbrëmë dha shembullin e bashkimit të të gjitha partive për të mirën e qytetarëve dhe shtetit të tyre.

Shteti forcohet dhe integrohet kur të zgjedhurit e popullit marrin vendimet e duhura dhe tejkalojnë interesat politike për interesat shtetërore. Republika e Kosovës i gëzohet këtij vendimi shumë të rëndësishëm të shtetit tonë fqinj.

Paqen dhe stabilitetin në rajon e forcojmë vetëm duke dëshmuar vendosmëri në orientimin euroatlantik dhe duke punuar shumë për integrimin në familjen evropiane. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Portali i njohur i Brukselit i zbulon “sekretin”

Jeta luksoze e Vuçiçit është e paimagjinueshme për serbët

Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit

Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit