MENU
klinika

UFC

McGregor thyen heshtjen: Khabib fitoi se…

23.10.2018 - 12:27

Kanë kaluar më shumë se dy javë nga përballja me Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor. Nëse në kampin rus nuk kanë munguar thuajse cdo ditë lajmet, me deklarat dhe “kërcënime” për tërheqje, në kampin irlandez të McGregor thuajse ka qenë qetësi.

Të dy luftëtarët e arteve marciale janë ende nën hetim nga Komisioni i Sportit në Nevada, që i ka pezulluar përkohësisht pas sherrit masiv që plasi pas mbarimit të sfidës mes tyre, ku Khabib arriti fitoren numër 27-të në po kaq ndeshje.

Por sot McGregor ka thyer heshtjen me një postim të publikuar në faqen e tij zyrtare “Instagram”: “Edhe pse i fitova disa shkëmbime grushtesh të afërta me rivalin, përfundova në një pozicion të keq, pasi Khabib më kapi, edhe pse jam i qëndrueshëm në atë pozicion, pas kafazit.

 

View this post on Instagram

 

Thoughts on my last fight. Round 1. I believe from a sport standpoint, round 1 was his. Top position against the fence. Zero position advancement or damage inflicted. But top position. From a fight standpoint the first round is mine. Actual shots landed and a willingness to engage. Straight left early. Knee to the head on the low shot. Elbows in any and all tie up scenarios. Opponent just holding the legs against the fence for almost the entire round. Round 2 he is running away around the cage before being blessed with a right hand that changed the course of the round, and the fight. It was a nice shot. After the shot I bounced back up to engage instantly, but again he dipped under to disengage. That is the sport and it was a smart move that led to a dominant round, so no issue. Well played. If I stay switched on and give his stand up even a little more respect, that right hand never gets close and we are talking completely different now. I gave his upright fighting no respect in preparation. No specific stand up spars whatsoever. Attacking grapplers/wrestlers only. That won’t happen again. I also gave my attacking grappling no respect. To defense minded. Lessons. Listen to nobody but yourself on your skill set. You are the master of your own universe. I am the master of this. I must take my own advice. Round 3. After the worst round of my fighting career, I come back and win this round. Again walking forward, walking him down, and willing to engage. Round 4. My recovery was not where it could have been here. That is my fault. Although winning the early exchanges in 4, he dips under again and I end up in a bad position with over 3 on the clock. I work to regain position and end up upright, with my back to the fence. A stable position. Here however, I made a critical error of abandoning my over hook at this crucial time, exposing the back, and I end up beaten fair and square. What can I say? It was a great fight and it was my pleasure. I will be back with my confidence high. Fully prepared. If it is not the rematch right away, no problem. I will face the next in line. It’s all me always, anyway. See you soon my fighting fans I love you all ❤

A post shared by Conor McGregor Official (@thenotoriousmma) on

Punova fort për të rimarrë pozicionin tim, për t’u çuar në këmbë. Këtu bëra një gabim ta pafalshëm, që hoqa dorë nga kapja ime dhe në atë moment nxora kurrizin në një pozicion që nuk më dha mundësi të mbrohesha.

Çfarë mund të them më tepër? Ishte një duel i fortë dhe për mua ishte një kënaqësi që isha pjesë e tij. Por do të rikthehem me një besim më të lartë te fitorja. Më i përgatitur se herën e parë. Nëse revanshi nuk do të organizohet menjëherë, nuk ka asnjë problem. Do të përballem me atë që ka radhën dhe që do të më vërë në dispozicion UFC.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nurmagomedov fal irlandezin

Babai i Khabib fton McGregor në Dagestan