Pas vrasjes së ekstremistit grek Konstantinos Kaçifa, i cili mësohet të ketë hapur zjarr mbi efektivët e policisë së Gjirokastrës, u përfolën dy versione të ndryshme të ngjarjes, ai shqiptar dhe ai grek.
Por së fundmi rezulton prania e një videoje si provë pamore e cila konfirmon se si ka rrjedhur ngjarja në një farë mënyre, teksa shfaqet momenti kur ekstremisti grek Konstantinos Kaçifa hapi zjarr mbi efektivët e policisë së Gjirokastrës mesditën e djeshme.
Bazuar në pamjet e videos së siguruar nga Report Tv, imazhet vijnë nga brenda lokalit të fshatit Bularat.
Në video shihet ekstremisti grek i veshur me uniformë ushtarake dhe që qëllon në drejtim të automjetit ku është vendosur patrulla e policisë së Gjirokastrës.
Në këtë mënyrë konfirmohet se Kaçifa nuk ka qëlluar në ajër, por në drejtim të policisë, por fatmirësisht nuk mbeti asnjë i lënduar, ndërsa janë terrorizuar edhe banorët.
Kliko këtu për Videon nga ngjarja
Detajet që duhen veçuar në video supozohet të jenë dy:
-lidhur me armën që greku përdori në ngjarjen e djeshme.
Një automatik i modifikuar me dylbi, që ka brenda shënjestrën holografike, e cila është një pajisje ushtarake që e përdor edhe NATO, dhe që tregon se agjë nuk është rastësore por e përgatitur.
-lidhur me pretendimin e ngritur nga grekët se ushtari u vra për flamur.
Ndërkohë sikurse vihet re në video Kaçifa, teksa qëllonte me një armë ushtarake moderne nuk kishte asnjë flamur në dorë, por kallashnikov.
Flamujt grek nuk janë prekur dje në fshatin Bularat, por përkundrazi janë valëvitur normalisht.
Pas sulmit fillimisht në qendër të fshatit, ushtari grek u arratis në malin e fshatit Bularat, ndërsa pas rrethimit nga RENEA nuk pranoi që të dorëzohej, por u kundërpërgjigj me breshëri ndaj efektivëve duke u ekzekutuar.