Një fitore me “dhimbje” për Barcelonën kundër Sevilla-s në “Camp Nou”, pasi vërtet ka mposhtur kryesuesit e La Liga-s dhe ka rimarrë kreun e renditjes, por ka humbur ndoshta Messin para “El Clasico-s”, që zhvillohet të dielën e ardhshme.
Barcelona ka fituar 4-2 ndaj Sevilla-s. Ishte Messi që shërbeu pas 2 minutash lojë për Coutinho-n, me këtë të fundit që nuk fal. Vetë Lionel Messi më pas ka shënuar golin e 25-të kundër Sevilla-s, duke barazuar Ronaldo-n për numrin më të madh të golave të shënuar ndaj një ekipi të La Liga-s.
Por vetëm pak çaste më pas ka lënë pa frymë “Camp Nou”, duke dalë nga fusha i dëmtuar. Ai ka kapur dorën keq dhe i është fashuar menjëherë. Vendin e tij e ka zënë Dembele dhe ndeshja ka vijuar sipas parashikimeve për Barcëlonën, teksa në pjesën e dytë shifrat shkojnë 3-0 pas penalltisë së realizuar nga Suarez.
wtf, watch messi’s arm pic.twitter.com/qupkHqGWWN
— max chadwick (@maxcdesign) October 20, 2018
Sevilla është munduar të hyjë në lojë në minutën e 79-të me anë të Sarabia, teksa ngushton diferencën në 3-1. Por Rakitic thuajse shuan cdo gjë në minutën e 88-të, teksa shënon golin e katërt. Në minutën e parë shtesë sërish Sevilla ngushton shifrat, por mbyllet 4-2 për Barcelonën.