MENU
klinika

Humb vëmendjen nga përqëndrimi

Meta kritikon opozitën: Vetting-u në politikë sjell kakofoni

15.10.2018 - 22:23

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta duket se nuk është dakort me idenë e një vettingu në politikë, i cili sipas tij do të sillte një kakofoni të vërtetë, në kushtet kur tashmë ka një vetting në vend dhe ai është për drejtësinë.

Meta u shpreh se fillimisht duhet të vijojë vettingu në drejtësi dhe se një tjetër proces i tillë do të krijonte një kakofoni të vërtetë.

“Unë mendoj se duke u hapur në shumë fronte ndoshta mund të biem pak në populizëm dhe mund të krijojmë presione të tepërta ndaj punonjësve të shtetit, të cilët duhet të jenë të angazhuar t’u kërkohet llogari për të përmbushur funksionet dhe detyrat e tyre.

Ne e nisëm vetting-un në drejtësi. Mendoj që ky proces do të realizohet ashtu siç u konceptua dhe u dëshirua, si një proces i pastër, me standarde, i besueshëm dhe i suksesshëm.

meta kunder vettingut-konica.al
meta kunder vettingut-konica.al

Jo vetëm kaq, por edhe institucionet e reja që do të krijohen do të rikthejnë besimin që do të jenë ndryshe nga ato në të shkuarën. Çdo vetting tjetër do të ishte i tepërt në kuptimin e ngjashmërisë me këtë proces, pasi cilido që do të rezultonte me probleme të ligjit apo të abuzimit me detyrën, do të kishte të bënte me një drejtësi me integritet, me një drejtësi të besueshme dhe me një drejtësi ndëshkuese.

Çdo lloj vetting-u kudo duhet të ishte i mirë, por jo vetting në çdo gjë dhe të humbasim vëmendjen nga përqendrimi. Kjo nuk do të ndihmonte asnjë proces tjetër për të qenë vërtetë i besueshëm, por do të krijojë një kakofoni pafund të fjalës vetting dhe mund të sillte edhe një inflacion dhe një rënie të besimit në tërësi te procesi i vetting-ut” – tha Meta