Presidenti i Shqipërisë në një intervistë nga Washington-i ka deklaruar lidhur me rastin e Xhisielës se është një fenomen i rëndë i shoqërisë.
Meta theksoi se nuk do të ketë amnisti për dhunuesit.
Kreu i shtetit shqiptar ka theksuar se organet si Policia e Shtetit dhe Prokuroria të hetojnë rastin e vajzës nga Fushë Kruja me të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë deri në zbardhjen e plotë të të gjithë dinamikës.
Gjithashtu, Meta deklaroi se rasti i Xhisielës është një “Odise”, e cila kërkon transparencën dhe seriozitet në hetime.
“Problem serioz i shoqërisë është rasti i Xhisielës. Nuk do të konfirmojë amisti për personat që do të dhunojnë. Unë do të theksoja se përveç policisë dhe prokurorisë, të ndërmarrin të gjitha hapëta e kësaj “Odiseja;’ në mënyrë të paanshme për të garantuar besueshmërinë e institucioneve. Çmoj shumë rolin e shoqërisë civile, të cilat bashkë me grupet rrisin ndërgjegjësimin.”