MENU
klinika

Bundesliga, java 7

M’Gladbach poshtëron Bayern në “Allianz Arena”

06.10.2018 - 20:35

Në momentin kur pritej kthesa, për më tepër në një ndeshje në “Allianz Arena”, Bayern Munchen është mposhtur përsëri në kampionat, kësaj here 0-3 nga Monchegladbach. Katër ndeshje pa fitore mes Champions dhe Bundesligës, trajneri Kovac është nën akuzë, pasi humbja e fundit djeg shumë.

Bayern-i e nisi në sulm, krijoi lojë e rreziqe, por në minutën e 10-të Gladbach shënoi me të parin rast që krijoi. Alassane Plea goditi nga jashtë zone, Manuel Neuer u mposht edhe falë një devijimi të lehtë!

Gjashtë minuta më vonë Bayern e katranosi vetë. Neuer pasim te Thiago, ky i fundit e kontrollon keq dhe Jonas Hofmann rrëmben topin, duke pasuar te Lars Stindl, i cili shënon golin e dytë me një gjuajtje shumë të saktë.

Në pjesën e dytë Bayern e shtoi presionin dhe mund të shënonte të paktën një gol, për ta ndezur sfidën, por Gladbach u mbrojt mirë dhe në minutën e 88-të Herrmann shënoi golin e festës së madhe për miqtë, por edhe për gjithë Bundesligën.

Bayern-i zbret i pesti dhe po ndodh ajo që ëndërronin të gjithë rivalët e Bayern-it dhe tifozët që duan një Bundesligë tërheqëse: Bayern duket në krizë! Si për të shtuar hallet e Bayern-it, u dëmtua edhe David Alaba, një lojtar kyç për bavarezët.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN