09.10.2018 - 17:49
Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për 5 vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë. Raporti u miratua me 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim.
Sipas raportit, thuhet se PE ka mirëpritur progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë, por eurodeputetët kanë ngritur si shqetësim nivelin e korrupsionit dhe mungesën e efikasitetit në drejtësi.
PE ka theksuar se negociatat për anëtarësimin do të hapen kur Shqipëria të përmbushë kushtet e nevojshme.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Negociatat në BE
Ambasadorja gjermane në Shkodër: Më shumë punë kundër krimit
Dekriminalizimi i politikës