Europa League ka dhuruar spektaklin e radhës në ndeshjet e dyta. Chelsea ka vuajtur të zhbllokojë rezultatin ndaj modestëve të MOL Vidi, por në fund ia ka dalë të marrë një fitore 1-0 në Stamford Bridge.
Sarri ka përdorur sërish rotacionin në Europa League duke lënë në stol lojtarë si Hazard, Jorginho apo Kante. Morata luante që nga minuta e parë dhe duhet ta kishte shfrytëzuar më mirë këtë mundësi ndaj një ekipi mesatar.
Ai ka humbur disa mundësi të mira në pjesën e parë (njëra ishte flagrante), por edhe lojtarë të tjerë nuk kanë bërë më mirë. Në fund të pjesës së parë kanë rrezikuar miqtë por rezultati mbetu i pandryshuar.
Get in. Morata is world class #morata #cfc pic.twitter.com/q0znVoan1S
— Bud Mercer (@Mercer4Bud) October 4, 2018
Pas pushimit Sarri fut në fushë Eden Hazard dhe në minutën e 70’ vjen goli i shumëkërkuar i Morata-s. Chelesa nuk e ul ritmin dhe mundohet të shënojë më shumë por është e pamundur pasi miqtë vazhdojnë të mbrojnë me shumë forca.
Ndërkohë, Lazio ka zhgënjyer në Gjermani ndaj Eintracht Frankfurt. Të besuarit e Inzaghi-t janë mposhtur 3-1 teksa e kanë mbyllur ndeshjen me dy lojtarë më pak pas kartonëve të kuq të Basta dhe Correa. Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me da Costa.
Lazio barazon me Parolo por vetëm pak minuta më pas vendasit rimarrin avantazhin me Kostic. Pas të verdhit të dytë të Basta ndeshja mund të quhej e mbyllur dhe goli i Jovic e konfirmoi ndërsa goli në sekondat e fundit nga da Costa shërbeu sa për të fundosur akoma më tepër italianët.
Ndërsa Sevilla ka pësuar një humbje të turpshme ndaj Krasnodar. Megjithëse mori avantazhin në fund të pjesës së parë me Nolito. Dy gola të vendasve me anë të Pereyra dhe Okriashvili kanë përmbysur gjithka në fund.