MENU
klinika

Ish-lojtar dhe trajner i Milanit

Monza, Blerlusconi emëron trajner të ri

22.10.2018 - 19:15

Epoka e Berlusconit te Monza ka filluar me një ndryshim të madh. Ish-presidenti i Milanit dhe ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, pak kohë më parë zyrtarizoi blerjen e Monzës dhe menjëherë bëri të ditur rregullat e veta, duke dashur lojtarë pa mjekër e tatuazhe, ndërsa tani ka emëruar trajnerin e ri.

Klubi ka bërë me dije se është shkarkuar nga detyra Marco Zaffaroni dhe se nga nesër skuadra do të stërvitet nga Christian Brocchi. Një lëvizje e pritur kjo nga dyshja Berlusconi-Galliani.

Ish-lojtari i Milanit do të përpiqet ta futë Monzan në shinat e duhura, pasi rezultatet e fundit kanë qenë tejet zhgënjyese për këtë skuadër. Berlusconi ka premtuar se shpejt do ta ngjisë në majë Monza-n, por do ta ketë të vështirë.

christian brocchi
christian brocchi

Brocchi drejtoi edhe Milanin për ca kohë në vitin 2016, por pa arritur të lërë gjurmë e më pas mori drejtimin e Brescia-s. Është një nga benjaminët e Berlusconit dhe mbetet për t’u parë se ku do të ngjisë Monza-n.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN