MENU
klinika

Ylli i Brazilit

Neymar kalon legjendat Pelé dhe Dunga

17.10.2018 - 11:14

Neymar ka më shumë arsye se të tjerët të gëzojë për fitoren që Brazili arriti dje ndaj Argjentinës 1-0, në miqësoren e luajtur në Arabinë Saudite. Ylli i PSG-së kaluar disa nga legjendat më të mëdha të “seleçaos”, edhe pse vetëm 26-vjeçar dhe më shumë vite përpara në radhët e kësaj përfaqësueseje.

Ishte ndeshje e 93-të me fanellën e Kombëtares A të Brazilit, një shifër mbresëlënëse po të llogaritësh moshën e tij të re, duke u bërë që tani një prej më të aktivizuarve në historinë e saj, duke mbajtur tani vendin e 11.

Neymar kaloi emra legjendarë që kanë veshur këtë fanellë, si Pele, Rivelino e Kaka, të cilët kishin luajtur nga 92 ndeshje, apo edhe Dida e Dunga, që e kishin veshur 91 herë fanellën e Brazilit.

neymar brazil argjentine
neymar brazil argjentine

Me këtë ritëm, brenda vitit të ardhshëm Neymar mund të hyjë mes 5 lojtarëve më të aktivizuar në historinë e Brazilit, ndërsa ka edhe pak rrugë për të arritur vendin e parë që mbahet nga Kafu, i cili ka luajtur 142 ndeshje me “Seleçaon”.

Gjatë karrierës së tij, Neymar ka shënuar 59 gola dhe ka dhënë 40 asiste që nga debutimi i tij në vitin 2010. Edhe nëkëtë drejtim mund të thyejë rekorde, por është ende larg…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN