MENU

Bundesliga, java 9

Ngec Dortmund, Bayern kalon krizën

27.10.2018 - 17:28

Duket se tashmë Bundesliga është kthyer në një garë dyshe, mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen, me verdhezinjtë që kanë barazuar 2-2 me Hertha Berlin pas 11 fitoreve radhazi në të gjitha frontet, por që ende kryesojnë në kampionat, 2 pikë para rivalëve të përjetshëm, Bayern Munchen, që duket se ka kaluar krizën me fitoren e fundit 2-1 në transfertë ndaj Mainz.

Bayern e mbylli pjesën e parë me avantazhin e golit të Goretzkas, por me fillimin e pjesës së dytë vendasit e Mainz barazojnë rezultatin dhe bavarezët nisin të vuajnë. Megjithatë, për golin e fitores mendon sërish një spanjoll.

Është Thiago Alcantara që në minutën e 62-të shënon shifrat në 1-2, rezultat që do të mbeste në fuqi deri në fund. Dy fitore në kampionat dhe një në Champions League duket se largojnë përfundimisht krizën që kishte kapluar Bayern.

Me të njëjtat ishte duke fituar edhe Dortmund, madje thuajse me një “skenar” të njëjtë, me ndryshimin që kryesuesit e Bundesliga-s luanin në shtëpi, porn ë fund rezultati ishte 2-2. Sancho në minutën e 27-të kalon në avantazh vendasit, por në fundin e pjesës së parë miqtë e Hertha Berlin barazojnë.

Në të dytën Dortmund insiston shumë dhe gjen golin e fitores në minutën e 61-të. Ishte sërish Sancho që kalon në avantazh të tijtë, por nuk ishte e thënë që kësaj here golat e tij të kishin vlerën e 3 pikëve. Hertha surprizon në kohë shtesë me anë të një penalltie të Kalou.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN