MENU
klinika

Miqësorja

Nis shitja e biletave për Shqipëri-Uells

23.10.2018 - 15:22

Federata Shqiptare e Futbollit njofton për të gjithë tifozët, se ka nisur shitja e biletave online, për të gjitha kategoritë për ndeshjen miqësore, Shqipëri – Uells, e cila do të zhvillohet në datën 20 nëntor 2018, ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena” Elbasan.

Kjo përballje miqësore do të jetë pas ndeshjes zyrtare Shqipëri-Skoci e cila do të zhvillohet në Shkodër, më 17 nëntor. Në faqen zyrtare të FSHF-së në ëebsitin e saj fshf.org në internet, në linkun përkatës: bileta.fshf.org, ka nisur shitja e biletave për secilën kategori të stadiumit.

Më poshtë do të gjeni edhe listën e çmimeve: