MENU
klinika

Prezantohet “Rruga Dixhitale”

Një aplikacion ku të ankoheni për rrugët

17.10.2018 - 15:39

Aplikacioni “Rruga Dixhitale” është një hapësirë e re komunikimi e ndërveprimi mes qytetarëve dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar për të raportuar problematika që lidhen me sinjalistikën dhe mirëmbajtjen e akseve rrugore. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë Maryam Salim dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro ishin pjesë e takimit prezantues për aplikacionin.

Në fjalën e tij, ministri Gjiknuri tha se kjo platformë është në linjën e filozofisë së qeverisë për bashkëqeverisjen me qytetarët.

“Nëpërmjet këtij aplikacioni na ndihmoni edhe ne sesi të kontrollojmë punën tonë më mirë, pra kompanitë të cilat kanë marrë përsipër ta bëjnë dhe njëkohësisht të masim edhe performancën e tyre, duke u përgjigjur në kohë. Mirëmbajtja është një sfidë e vërtetë në të ardhmen. Shqipëria po krijon rrjet të ri rrugor, fondi i rrugëve sa vjen e pritet të rritet dhe kjo është një fakt. Përdoruesit do të jenë edhe kontribues të këtyre. Përdorimi i një aplikacioni të tillë të bën vërtet një aksioner me të drejta të plota për të kërkuar llogari me atë çka është bërë me paratë e investuara në mirëmbajtjen e rrugës”, nënvizoi Gjiknuri.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore Maryam Salim theksoi se qasja inovative e zbatuar në këtë projekt kërkon që kontraktorët të kalojnë me sukses nivelet e performancës së shërbimit që maten përmes indikatorëve.

Me anë të këtij programi i cili mund të shkarkohet në aparatet smartphone, por edhe në versionin website, qytetarët mund të raportojnë në kohë reale çdo problematikë lidhur me mirëmbajtjen, sinjalistikën rrugore apo shpronësimet për rrjetin rrugor kombëtar që administrohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Nëpërmjet një stafi të veçantë, do të ndiqet ankesa e qytetarit dhe do të kthehet përgjigje në kohë reale.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!