Kemi parë disa mënyra ekzekutimi të 11-metërshave, nga panenka e deri në pasimet dyshe, por goli i mëposhtëm nga një penallti thuajse është unik, në një goditje tejet të ndryshme.
Video që vjen nga Rusia kalon kufijtë e imagjinatës. Norik Avdalyan, futbollist 22-vjeçar i skuadrës së rezervave të Rubin Kazanit, ka shënuar një penallti absurde, në një ndeshje të vlefshme për National Student Football League, kundër Cheboksary.
???
Норик Авдалян, выступающий за «Рубин-2» в чемпионате Татарстана, и его сумасшедшее исполнение пенальти в национальной студенческой лиге!???
— «Рубин» Казань (@fcrk) October 8, 2018
Rubin Kazan fitoi 4-0, rezultat që me siguri vetëm lojtarët që ishin në fushë e dinë, por kjo penallti ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Në nivele profesioniste nuk është rpovuar kurrë.