MENU
klinika

Tregu i arsimit

Numri i studentëve bie për të katërtin vit radhazi

11.10.2018 - 11:06

Tendenca e masivizimit të arsimit të lartë po përmbyset në vitet e fundit. Shifrat e Instat tregojnë se për vitin 2017-2018, numri total i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë ishte 129 mijë, në rënie me 7.5% krahasuar me vitin paraardhës. Ky është viti i katërt radhazi që numri i studentëve në universitete pëson rënie.

Rënia ka nisur pasi qeveria e majtë vendosi në vitin 2013 mbylljen e disa prej universiteteve private që nuk plotësonin kriteret ligjore. Mungesa e kontrollit mbi këto universitete solli diploma pa besueshmëri në tregun e punës, ndërsa mungesa e një orientimi të qartë për tendencat e tregut të punës shkaktoi rritje masive të të diplomuarve në shkencat shoqërore.

Pjesë e strategjisë për arsimin ka qenë frenimi i dyndjes në universitete dhe promovimi i arsimit profesional, për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të tregut të punës. Qeveria dhe përfaqësues të sipërmarrjes këmbëngulin se tregu ka më shumë nevojë për zanatçinj dhe kjo ka rritur promovimin e arsimit profesional.

Në fakt, edhe në arsimin e mesëm profesional numri i nxënësve në tre vitet e fundit është pothuajse i pandryshuar pranë nivelit 25 mijë. Megjithatë, kjo mund të quhet një tendencë pozitive në raport me pjesën tjetër të arsimit.

Në të gjitha nivelet e arsimit, duke filluar nga ai fillor, numri i nxënësve është në rënie vit pas viti. Kjo lidhet, në radhë të parë, me tendencat demografike. Ulja e lindjeve po pakëson numrin e nxënësve në shkolla, ndërsa gradualisht pritet të sjellë pasoja edhe në tregun e punës dhe në ekonomi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Rroga mesatare në sektorin privat ka vijuar të rritet, por…

Shqiptarët po punojnë më shumë dhe po paguhen “më pak”!

Gjobë nuk paguan në kohë tarifat

Ligji i ri për administrimin e pallateve

Çfarë tregojnë të dhënat e INSTAT

Si po plaket Shqipëria? 20% e popullsisë mbi 65 vjeç!