MENU
klinika

Studim i ri

Omega 3 ul rreziqet e zemrës për pacientët me rrezik të lartë

16.10.2018 - 17:27

Një pilulë që përmban doza të mëdha të një acidi yndyror të Omega 3 që gjendet në vajin e peshkut, ndalon sulmet në zemër dhe isheminë në njerëzit me një histori të sëmundjes së zemrës ose diabetit të tipit 2.

Në një testim të bërë, rezultatet ishin të mëdha veçanërisht te njerëzit me trigliceride të larta, një yndyrë gjaku lidhur së tepërmi me një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës, raportoi New York Times të hënën.

Studiuesit u përqendruan te njerëzit, nivelet e kolesterolit të të cilëve kontrolloheshin me statina (bar), por niveli i triglicerideve të tyre ende ishte i lartë. Prandaj ata sugjeruan që duhet të merrnin edhe suplementin ushqyes Omega 3.

Studimi i ri, që do të paraqitet në nëntor në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Zemrës, paraprakisht tregon se këta pacientë panë një rënie prej 25% të rrezikut ndaj sulmeve të zemrës, ishemive dhe ngjarjeve të tjera kardiake.

“Vaji i peshkut ka qenë prej kohësh një suplement ushqyes popullor për t’u mbrojtur nga sëmundjet e zemrës dhe përmban nivele të larta të acideve yndyrore Omega-3, kryesisht EPA dhe DHA, të cilat reduktojnë inflamimin dhe ulin nivelet e triglicerideve”, shpjegoi Blaha.

“Unë jam shumë i befasuar nga arritja e rezultateve, të cilat sinqerisht janë të mëdha. Pritjet e mia ishin shumë të ulëta. Shumë njerëz janë të kënaqur nga rezultatet”, – tha Dr. Michael Blaha, drejtor i hulumtimeve klinike në Qendrën Ciccarone për parandalimin e sëmundjeve të zemrës në shkollën mjekësore Johns Hopkins.

“Acidet yndyrore Omega-3 gjithashtu kanë efekte në hollimin e gjakut, të ngjashme me ato të aspirinës”- shtoi studiuesi.

Studimi i ri ndryshonte nga studimet e mëparshme në dy aspekte. Së pari, u përqendrua në një grup të veçantë pacientësh me rrezik të lartë: Njerëzit me një histori të sëmundjeve të zemrës, diabetit ose faktorëve të rrezikut të zemrës.

Suplementet ushqyese të vajrave të peshkut shpesh përmbajnë një përzierje të të dyjave EPA dhe DHA , të cilat mund të ulin trigliceridet.

Më shumë se 8,000 pacientë u ndoqën për rreth pesë vjet dhe gjatë kësaj kohe bari ishte toleruar mirë, vunë në dukje studiuesit.