MENU
klinika

Emri i Maqedonisë

O’Neill: Marrëveshja e Prespës është zgjidhje logjike

25.10.2018 - 10:12

“Marrëveshja me Greqinë sjell zgjidhje të ndershme dhe logjike për çështjen e emrit, e cila është shtyrë për shumë vite”, kështu thotë Robin O’Neill.

Ish-ndërmjetësuesi për çështjen e emrit mes Athinës dhe Shkupit, thotë se Kuvendi i Maqedonisë ka bërë punë të mirë që votoi nismën për ndryshime kushtetuese.

Çështja më e rëndësishme e emrit Republika e Maqedonisë Veriore, e pranon identitetin e republikës përmes ruajtjes së emrit Maqedonia. Pikërisht kjo çështje çoi në mossukses në negociatat e vitit 1992. Maqedonia ishte e gatshme ta pranojnë emrin Republika e Maqedonisë (Shkupi), por qeveria e atëhershme greke nuk pranonte asnjë propozim që mban fjalën Maqedoni”, thotë O’Neill.

Ai tha se është optimist se edhe Parlamenti i Greqisë do ta ratifikojë marrëveshjen dhe do ta zbatojë deri në fund. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

Marrëveshja e Prespës duhet zbatuar