MENU
klinika

Po vjen...

Pak orë na ndajnë nga “bomba” e Ledri Vulës!

04.10.2018 - 18:46

Ai është një nga këngëtarët më të pëlqyer në Shqipëri, por edhe më gjerë. Këngët e tij kthehen menjëherë në hite dhe kurrë nuk i zhgënjen fansat.

E kemi fjalën për këngëtarin e suksesshëm Ledri Vula, i cili ka dhënë lajmin e madh për të gjithë fansat e tij se kënga e tij më e re është gati.

“Një bombë po vjen”, ka shkruar Ledri në llogarinë e tij të “Instagramit”, duke njoftuar projektin e tij të ri.

Mësohet se Ledri ka bashkëpunuar në këtë këngë me dy këngëtarë nga Gjermania, Eaz dhe Xen, ndërsa titulli i saj do të jetë “Nasty Girl”, e cila do të publikohet pikërisht ditën e premte.

Tashmë s’na mbetet gjë tjetër vetëm se të presim e më pas për të dëgjuar këtë projekt…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN