Pakistani vazhdon të jetë një përkrahës dhe mbështetës i terrorizmit global dhe është tre herë më i rrezikshëm për njerëzimin sesa Siria, sipas një raporti të ri. Raporti u botua nga ‘Humanity at Risk – Global Indicator Terror (GTT)’ botuar nga Universiteti i Oksfordit dhe Strategic Foresight Group (SFG).
Talebanët afganë dhe Lashkar-e-Taiba (LeT) paraqesin kërcënim maksimal ndaj sigurisë ndërkombëtare dhe Pakistani kryeson listën e vendeve me numrin maksimal të bazave terroriste dhe strehave të tyre.
“Nëse shohim statistiktat, shohim se Pakistani strehon ose ndihmon shumicën e grupeve terroriste. Gjithashtu, ka një numër të konsiderueshëm grupesh në Afganistan, të cilat veprojnë me mbështetjen e Pakistanit” thuhej në raport.
Raporti prej 80 faqesh jep një sërë propozimesh për politikëbërësit e udhëheqësit globalë për mënyrën sesi duhet trajtuar çështja e terrorizmit.
“Rritja e ekstremizmit, keqpërdorimi i armëve të shkatërrimit në masë mund të pengojnë progresin njerëzor deri në vitin 2030. Të gjithë janë të ndërlidhura me terrorizmin,” shtoi raporti.
Grupi që u morr me raportin, analizoi rreth 200 grupe të përfshira aktivisht në kryerjen e akteve të terrorizmit në dekadën e parë të shekullit të 21-të.
Ndër këto, ISIS ka tërhequr shumë vëmendje në pesë vitet e fundit. Por Al-Kaida mbetet rrjeti më i rrezikshëm. Deri në vitin 2011, drejtohej nga Osama Bin Laden, por tani djali i tij, Hamza bin Osama bin Laden, e përshkruan veten si “princi i ri i terrorit”.
Raporti thotë se faktori më i rëndësishëm që ndikon në të ardhmen e grupeve terroriste është mbështetja që ata marrin nga shtetet, agjencitë e inteligjencës dhe rrjetet kriminale.
“Al-Kaeda lindi në Pakistan dhe pastaj Pakistani ndikoi tek Afganistani. Osama Bin Laden kishte një strehëz të sigurt në Abbottabad, që ishte shumë më e madhe se shtëpitë përreth të oficerëve ushtarakë në pension të Pakistanit” thuhej në raport.
Raporti gjithashtu ka dhënë detaje rreth grupeve të tjera të terrorit që veprojnë nga Afganistani, Libia, Siria, Jemeni dhe vende të tjera që kanë lidhje me njëri-tjetrin, si edhe për lëvizjen e Xhihadit që TANI po përhapet tani në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore e Perëndimore.