MENU
klinika

Trajneri i Kombëtares

Panucci e pranon: Jemi jashtë, të eliminuar!

14.10.2018 - 23:12

Edhe pse ekipi që drejton ka bërë një ndeshje të mirë, trajneri Christian Panucci ka pranuar që në futboll vendosin episode dhe Shqipëria tashmë është jashtë Ligës së Kombeve.

“Jam shumë i keqardhur për djemtë, sepse kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer, kemi shkatërruar kundërshtarin kemi pësuar një gol nga rivënia e portierit, ndërsa të dytin si autogol. Të kthehesh në shtëpi pas një ndeshje kështu me humbje 2-0 të dhemb vërtetë shumë.

Na zuri gjumi te momenti i golit. Është e vështirë të fitosh 3-0 ndaj Skocisë dhe pastaj të shpresosh edhe për rezultatin e duhur në përballjen tjetër mes kundërshtarëve tanë. Pastaj ne jemi jashtë. Nuk jam i dorëzuar, por me këtë rezultat këtu bëhet shumë e vështirë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më vjen keq shumë pas një ndeshje kështu. Nuk më pëlqen kur përmendin emra futbollistësh të përveçëm. Sot bëmë një ndeshje të shkëlqyer në tërësi”, – deklaroi trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, në konferencën për mediat të dhënë pas humbjes në transfertë ndaj Izraelit me rezultatin 2-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN