Pas një vere të mbush me koncerte të shumta, që u finalizua me atë në “Pallatin e Kongreseve”, e këngës “Lea”, e cila po arrin gati 4 miliona shikime në “Youtube”, tashmë ishte koha për pushime mëse të merituara për Alban Skënderajn e bashkëshorten e tij Miriam Cani.
Çifti i njohur shqiptar, së fundmi, janë duke shijuar pushimet luksoze në Maldive. Ata kanë publikuar foto në rrjetet sociale, përmes së cilave iu kanë treguar fansave për momentet e këndshme që po kalojnë së bashku atje.
Ishte fillimisht Miriami ajo që hodhi në Instagram një fotografi, ndërsa vinte në pah trupin e saj atraktiv me bikini.
Ndërsa së fundmi edhe Albani publikoi disa fotografi tjera në “Instagram”, ku shfaqet bashkë me Miriamin, ndërsa duken që të dy mjaft të lumtur dhe të dashuruar.
“Pushime të merituara sidomos për mamin e Amelisë”, ka shkruar Skënderaj në mbishkrimin e fotografisë.