MENU
klinika

Vendimi i KPK-së

Përballë vetting-ut prokurori që hetoi Shullazin

11.10.2018 - 10:46

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit(KPK), në kuadërtë vettingut, ka hetuar ditën e sotme pasurinë e prokurorit Adnand Xholi.

Prokurori Xholi, vite më parë ka hetuar Emiliano Shullazin, për grup kriminal dhe trafik droge duke kërkuar dhe  18 vite burg për të.

Trupa gjykuese e vetingut drejtohet nga Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari dhe Suela Zhegu.

adnan-xholi-konica.al
adnan-xholi-konica.al

Sipas ILDKP, Adnand Xholi ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk ka fshehje.

“Prokurori ka kursime të tij dhe të gruas rreth 2 mln e 500 mijë lekë. Ka makinë ‘Benz’ me vlerë 4 mijë euro dhe apartament 107 m², me vlerë 50 mijë euro”– thuhet në konstatimin e KPK duke iu referuar ILDKPI.

Ndërkohë edhe DSIK, është shprehur se Prokuroi Xholi është i përshtatshëm për vijimin e detyrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.