MENU
klinika

Çështja Babale

Përgjimet/ Balla përmend ish-truprojën e Berishës, thirrje Bashës

12.10.2018 - 09:11

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas transkripteve të Prokurorisë të publikuara nga deputeti demokrat Ervin Salianji ku përmendej dhe emri i tij.

Në një postim në Twitter, Balla thotë se nuk ka folur asnjëherë në telefon as me kunatin e Babales dhe as me kunatin e kreut të PD-së. Këtij të fundit i bën një thirrje, duke përmendur emra që me sa duket janë të përfshirë në çështjen “Babale” dhe komunikime me Fredi Alizotin. Një prej tyre edhe Sali Lusha, ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Lulzim! Po mjaft i shpërdorove Sali Anin, Sali Lushën, Sali beun etj. Nuk kam folur asnjëherë në telefon as me kunatin e Babales, as me kunatin tënd?. Pyet Saliun se i kujt është ky numër 0699423771.???”, shkruan Balla.

Numri i përmendur prej tij, është një prej numrave që komunikon Fredi Alizoti dhe i tregon se ka marrë një pako të madhe.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore