MENU
klinika

Asnjë tolerim për mbrojtësin

Përjashtohet nga Holanda për përshtymën

15.10.2018 - 14:00

Nuk ka asnjë tolerim, vendimi ka qenë i menjëhershëm. Mbrojtësi i Holandës U-20, Jordan Teze, është përjashtuar pa afat nga futbolli ndërkombëtar me urdhër të Federatës Holandeze të Futbollit, pasi pështyu futbollistin e kombëtares gjermane Salih Ozcan, gjatë një ndeshjeje të luajtur të premten e shkuar, mbyllur në barazim 1-1.

Ngjarja e shëmtuar ka kthyer në kujtesë një episod identik nga Kupa e Botës 1990, kur Frank Rijkard pështyu gjermanin Rudi Voller. Mbrojtësi 19-vjeçar, i cili aktivizohet me PSV Eindhoven dhe ka debutuar edhe në Eredivisie, u kap nga kamerat duke pështyrë dhe reagimi i federatës ishte i ashpër:

“Është veprimi më i shëmtuar i mundshëm që mund të bësh ndaj një kundërshtari, nuk mund ta tolerojmë në asnjë mënyrë” – shkruhet në deklaratën e federatës.

Teze, i cili ka luajtur 3 ndeshje për Holandën U-20, ka kërkuar falje për veprimin e shëmtuar: “Gabova dhe federata me të drejtë më pezulloi. Kërkoj falje dhe pranoj pasojat, nuk ka për të ndodhur më. Shpresoj të luaj sërish për Holandën, që të tregoj që kam nxjerrë mësime nga ky gabim idiot”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Braziliani bëri gjest të shëmtuar

Costa e pëson për pështymën, del vendimi