MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 9

Pesë fitore radhazi, Partizani për titull

21.10.2018 - 18:53

Partizani nuk ka të ndalur edhe në javën e nëntë në Kategorinë Superiore, teksa ka fituar 2-1 në “Selman Stërmasi” përballë Luftëtarit. Një sukses që e ringjit menjëherë në krye ekipin e kuq, 2 pikë para Skënderbeut.

Ishte Mensah që i dha avantazhin Partizanin në minutën e 21-të dhe u duk sikur gjithcka do të ishte e lehtë për vendasit, të cilët edhe sot kanë pasur përkrahje të shumtë nga tifozët e kuq, ndikuar edhe nga ecuria e mirë e këtij sezoni.

Megjithatë, Luftëtari ka reaguar në fundin e pjesës së parë, kur Shkurtaj ka barazuar shifrat. Mbyllet 1-1 fraksioni i parë, duke lënë gjithcka të hapur për të dytën, me të kuqtë që dukeshin të pakënaqur.

 

Partizani futet i vendosur në pjesës e dytë dhe në minutën e 55-të përfiton penallti, kur Mala pengohet në mënyrë të parregullt në zonë. Telushi nga pika e bardhë tregohet i saktë, duke mos i dhënë asnjë shans portierit mik.

Ndeshja bëhet më interesante, me vendasit që kërkojnë të mbyllin ndeshjen me një gol të tretë, por edhe gjirokastritët nuk kanë cfarë të humbin dhe kërkojnë të surprizojnë. Gjithsesi, pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, rezultati 2-1 për Partizanin mbetet i pandryshuar.

PARTIZANI – LUFTËTARI  2-1

Mensah 21′, Telushi 55′ (11-m) / Shkurtaj 40′

Partizani: Xhika, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Telushi, Hila, Asani, Mensah (Kalari 66′), Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega.

 Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Hoxha, Rapa, Xhekson, Ramadani, Rapo, Radoviç, Milosavljev (Rroca 58′), Ymeraj, Shkurtaj (Dunga 53′). Trajner: Gentian Mezani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 9

Skënderbeu rimerr kreun e Superiores