MENU
klinika

Nga New York Times

Po tani ç’do të bëhet me amerikanët??

08.10.2018 - 10:00

Nëse amerikanët nuk janë ende të zemëruar, ata duhet të jenë.

Le të shqyrtojmë diçka: Dhjetëra vjet më parë, një biznesmen ndërtoi imazhin e tij dhe u bë i famshëm falë mashtrimeve financiare. Fitimet e tij e ndihmuan të bëhej i famshëm. Ai pastaj nisi një karrierë politike duke thënë në mënyrë të përsëritur një gënjeshtër raciste, rreth presidentit të parë me ngjyrë se ai ishte një afrikan.

Gjatë fushatës presidenciale kandidati kërkoi publikisht ndihmën e paligjshme të një armiku të huaj. Kur zyrtarët e sigurisë kombëtare ngritën alarmin në Kongres, para ditës së zgjedhjeve, udhëheqësit e partisë së kandidatit refuzuan të vepronin.

 

Asistenca e huaj duket se ka qenë e rëndësishme për fitoren e kandidatit. Ai fitoi me vetëm 46.1 për qind të votave popullore, më pak se 16 kandidatë humbës gjatë viteve kishin, përfshirë Mitt Romney, John Kerry, Williams Jennings Bryan dhe Horatio Seymou.

Kjo nuk është mënyra se si duhet të funksionojë demokracia.

Problemi i vërtetë tanimë në Amerikë është i qartë. Nuk është problem fakti që partia qeverisëse vjen në pushtet me mbështetjen e pakicës. Kjo është gjithmonë e mundur në sistemin amerikan.

Problemet janë, së pari, se fitorja varet nga veprimtaritë e paligjshme, dhe së dyti, se partia qeverisëse po ushtron pushtetin është rrugë radikale.

Përsëri, nëse amerikanët nuk janë ende të zemëruar, duhet të jenë. Dy javët e fundit amerikanët janë zhgënjyer dhe janë zemëruar. Por pyetja është po tani çfarë do bëhet?

Sugjerimi im është të përfshihen, të ndihmojnë kthimin e krizës së presidencës Trump në një epokë të re për demokracinë amerikane.

E vetmja zgjidhje e mirë për këtë rrëmujë është lufta për parimet demokratike. Në terma konkretë, kjo do të thotë largimi i vëmendjes nga Gjykata e Lartë dhe përqendrimi tek zgjedhjet afatmesme.

Dhe qytetarët e thjeshtë mund të luajnë një rol të rëndësishme në zgjedhje. Të paktën ata duhet të marrin pjesë në zgjedhje, pavarësisht se si votojnë.

Mos harroni, Trump nuk ka gëzuar kurrë mbështetjen e shumicës në këtë vend. Por shumë nga amerikanët që i kundërvihen atij dhe Partisë Republikane të sotme nuk votojnë.

Unë e kuptoj se shumë njerëz e kanë të vështirë të përfshihen në politikë. Por imagjinoni se si do të ndiheni nëse zgjedhjen do të shndërrohen në një fitore të shkëlqyeshme për Donald Trump. Sepse ky rezultat, mbetet plotësisht i mundur.

David Leonhardt është ish-shef i Byrosë së Uashingtonit për Times, dhe ishte redaktor themelues i The Upshot. Ai fitoi çmimin Pulitzer 2011 për opinionet dhe rreth krizës financiare.