MENU
klinika

S’ka më projekte të reja

PPP-të marrin fund me rrugën Orikum-Dukat

18.10.2018 - 09:34

Projekti i rrugës Orikum-Dukat do t’i japë fund të ashtuquajturës “Platforma 1 miliard euro”, si edhe gjithë programit të partneritetit publik-privat. Qeveria shqiptare nuk do të miratojë më projekte të reja të këtij lloji.

Në vitin 2022 parashikohet që pagesat për PPP të kapin vlerën e 4.6% të totalit të të ardhurave buxhetore që pritet të mblidhet në vitin 2021, nga 5% që është limiti i lejuar ligjor.

Kësaj vlere, mund t’i shtohen pagesat e paparashikuara në PPP ekzistuese dhe të reja që kanë në qendër të tyre riskun e kërkesës si: rruga Milot-Morinë (me rreth 400-500 milionë lekë në vit),  koncesionet në sektorin e Shëndetësisë, koncesioni i aeroportit të Vlorës ( me 4.5 milionë euro në vit për 7 vjet), apo koncesioni i ri i rrugës Kashar – Rrogozhinë. Kostot shtesë nga koncesionet e mësipërme mund të rrezikojnë shkeljen e këtij rregulli fiskal, që nga viti 2022 e në vazhdim.

Për këtë arsye, Ministria e Financave rekomandon të mos lejohet asnjë propozim për PPP që ndikon drejtpërsëdrejti apo në mënyrë të tërthortë buxhetin e shtetit në periudhën 2020-2030. Për PPP-të e reja, të parashikuara me tarifa për përdoruesin, Ministria e Financave sugjeron të minimizohet apo eliminohet risku i mosplotësimit të kërkesës, në mënyrë që limiti ligjor prej 5% të respektohet rigorozisht.

Vetëm vlera e kontratave të PPP-ve me financim buxhetor, të nënshkruara deri vitin e kaluar, arrin në afërsisht 90 miliardë lekë. Për vitin 2018, është parashikuar të nënshkruhen tetë kontratat të reja të PPP-ve, për një vlerë totale prej afro 157 miliardë lekësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!