MENU
klinika

Përplasja e liderëve kosovar

Presidenti Thaçi i përgjigjet Veselit dhe Haradinajt

06.10.2018 - 20:36

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar deklaratën e kryeparlamentarit Kadri Veseli lidhur me ndikimin e tij në partinë Vetëvendosje.

Veseli ditë më parë tha se Thaçi ka kapur për hunde Vetëvendosjen, ndërsa në një konferencë për medie, presidenti i vendit deklaroi se ka bashkëpunim me të gjitha partitë dhe nuk ka ndikim në asnjë nga to.

Thaçi i është përgjigjur edhe deklarimit të kryeministrit Ramush Haradinaj të dhënë dje në inaugurimin e Kompleksit memorial të heronjve dhe dëshmorëve të kombit në Marinë të Skenderajt, se mbrojtja e kufijve të Kosovës, qoftë edhe nga presidenti, është borxh ndaj gjakut të dëshmorëve.

S’dëshiroj t’i komentoj asnjë deklaratë të liderëve. Bashkëpunimi me Veselin dhe Haradinajn është shumë i mirë. Bashkëpunoj me të gjitha partitë, respektoj çdo lider dhe as nuk pretendoj të ndikoj apo as s’lejoj të më kapë për hunde dikush apo unë dikë. Bashkëpunimi ekziston maksimalisht me opozitë e pozitë. As s’pretendoj të kem influencë. Vetëm bashkëpunimi hap rrugë për të ardhmen. Ajo që duhet të bëjmë është se kjo fazë përpos patriotizmit të paraqitur në akademi përkujtimore kërkon mençuri, shkathtësi, largpamësi dhe përgjegjësi shtetërore. Par paraqitja në akademi dallon nga përfaqësimi i Kosovës në tavolinë përballë Serbisë”, ka thënë presidenti Thaçi.