MENU
klinika

Ndeshja me Jordaninë e Izraelin

Programi mediatik dhe stërvitor i Kombëtares

06.10.2018 - 15:33

Zyra e shtypit pranë FSHF-së bën publik programin mediatik dhe atë stërvitor të kombëtares për dy ndeshjet e këtij muaji: miqësoren me Jordaninë, e cila do të luhet të mërkurën, më 10 tetor, dhe sfidën zyrtare eleminatore me Izraelin, që do të zhvillohet në Ber Sheva, më 14 tetor.

Për shkak të nisjes së grumbullimit të kuqezinjve më 8 tetor (të hënën), konferenca për shtyp e trajnerit Christian Panucci do të zhvillohet ditën e martë (një ditë përpara ndeshjes), në “Elbasan Arena”, ora 18:45.

Aty, trajneri kuqezi do t’iu përgjigjet të gjitha pyetjeve të gazetarëve. Për shkak të afërsisë së ditëve, këtë herë do të zhvillohet një konferencë e vetme shtypi, si për grumbullimin, edhe për miqësoren. Kjo do të bëhet ditën përpara ndeshjes miqësore, që përkon me të martën, në Elbasan, ora 18:45.

panucci ne koference per shtyp
panucci ne koference per shtyp

E premte, 12 tetor

SEANCA STËRVITORE dy herëshe/ ORA 10.30 dhe 16.30

(ME DYER TË MBYLLURA)

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në “Tropikal”, ORA 13.30.

E shtunë, 13 tetor – Nisja për Izrael

STËRVITJE/ ORA 10.30 (E HAPUR, 15 minutat e para për median)

Nisja për Izrael e skuadrës, ORA 14.30

ORA 19.45 – Konferenca për shtyp e trajnerit Christian Panucci me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Izraelin, në stadiumin “Toto Turner Stadium”, në Ber Sheva.

E diel, 14 tetor

Ndeshja eleminatore për Grupin C1, UEFA Nations League IZRAEL-SHQIPËRI, ORA 20.45 (“Toto Turner Stadium”)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN