MENU
klinika

Parandalimi i sëmundjes

Pse ndodh ulcera gastro-duodenale?

21.10.2018 - 16:06

Karakteristika kryesore e ulcerës gastro-duodenale është dhembja e barkut: një dhembje e mbërthyer në një pikë të mirëpërcaktuar në fillim, e cila më pas mund të rrezatojë pak a shumë një dhembje në mënyrë periodike, që më pas është shumë e lidhur me gëlltitjen e ushqimeve.

Tipike janë dhembjet gjatë natës dhe dhembjet që duket se i shkakton uria, në disa forma të ulcerës së duodenit, asaj pjese të traktit intestinal që vjen menjëherë pas stomakut: dhembje të cila qetësohen nga pak, pasi mund të konsumohet një biskotë apo të pihet pak qumësht, por kjo sigurisht që nuk do të mjaftonte sepse dhimbja do të rishfaqet më vonë, në distanca të njëjta kohore.

Simptomë tjetër që është e pranishme në dy të tretat e rasteve është edhe të “vjellat”, shpesh janë treguese edhe gromësitjet acide.

Në fund vjen hemorragjia: një ulcer nuk është gjë tjetër veçse humbje e substancave të pareteve (mureve) gastrike dhe të duodenit. Këto parete janë të shumta, të vendosura në enë gjaku dhe është e natyrshme që ulceracioni të shkaktojë gërryerje të vetë enëve të gjakut, me pasojë humbjen e gjakut që është në varësi të trashësisë së enëve të gjakut të gërryera.

Përse ndodh kjo?

Aciditeti i lartë i lëngut gastrik në këto raste përbën faktorin kryesor të rrezikut, i cili duhet kontrolluar me rigorozitet dhe të dominohet gjatë kurës mjekësore.

Dëmtimi i ekuilibrit shëndetësor ndërmjet faktorëve agresivë dhe atyre mbrojtës të mukozës gastro-duodenale, në favor të të parës bën që në fazën fillestare të sëmundjes ulceroze; me kalimin e kohës ulcera fillon të zmadhohet e të ashpërsohet dhe të bëhet në formë cikatrice, duke modifikuar kështu thellësisht si pamjen ashtu edhe funksionin e stomakut e të duodenit.

Diagnoza nuk është aq e lehtë sa mund të duket në pamje të parë; ndërsa sëmundja ulceroze kthehet në formë kronike, simptomat klasike të saj zbehen dhe gërshetohen në mënyra të ndryshme.

Duhet të procedohet me metodat e ‘parandalimit diagnostik’, që do të thotë diagnozë e vendosur shpejt që me shfaqjen e simptomave të para. 

Farmakopetë moderne janë shumë të pasura me produkte të afta për të kontrolluar aciditetin e stomakut dhe për të qetësuar dhembjet dhe spazmat e traktit tretës.

Kështu produktet antiacide neutralizojnë aciditetin gastrik dhe si pasojë reduktohen djegiet në stomak. Më pas vijnë medikamentet që veprojnë në nervat e stomakut dhe të duodenit: ato zvogëlojnë krampet dhe dhembjet, por nuk modifikojnë sekrecionet e mëdha acide të stomakut. Një grup tjetër janë: antagonistës e receptorëve H2 të histaminës (histamina shpesh është përgjegjëse, si substancë natyrale stimuluese e sekrecioneve acide të stomakut, pra duke i shtuar ato). Prandaj duhet këshilloheni me mjekun kur merrni medikamente të tilla. Ka gjithashtu edhe medikament që mund të përdoret gjatë terapisë dhe kanë efikasitet në mbrojtjen e mukozës, të ashtuquajtur ‘barrierë mukoze’.

Substanca specifike veprojnë në terrenin gastrik duke frenuar aciditetin e tepërt dhe duke ndaluar gjendjen inflamatore të mukozave, e ndërkohë stimulojnë prodhimin e mukusit mbrojtës.