MENU
klinika

Champions League

PSG luan tenis me serbët, fiton Schalke

03.10.2018 - 21:02

Pas humbjes në Liverpool, PSG ka marrë tri pikët e para në fazën e grupeve të Champions League, teksa ka mposhtur Crvena Zvezda me rezultatin e thellë 6-1 në Parc des Princes. Skuadra e Tuchel ka reaguar me karakter pas disfatës me Liverpool në ndeshjen e parë, duke shkatërruar serbët e pashpresë.

Pasi disa tentativave të Kylian Mbappe, ishte Neymar ai që zhbllokoi rezultatin me një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit. Vetëm dy minuta më pas sulmuesi brazilian shënon golin e dytë të takimit pas një pasimi të bukur të Mbappe.

Dominimi i francezëve vazhdoi edhe pas golit të dytë dhe ishte Edinson Cavani ai që trefishoi rezultatin me pak fat pas një topi të devijuar brenda zonës.

Por PSG nuk u kënaq me aq gola teksa Angel Di Maria shënoi golin e katërt të ndeshjes që në 45 minutat e para duke vrarë ndeshjen me një lehtësi të madhe. Pas pushimit francezët nuk e ulin ritmin dhe humbasin raste të pastra në një ndeshje që mund të kishte përfunduar 10-0.

Në minutën e 70’ më në fund erdhi edhe goli i merituar i Kylian Mbappe. Festë e madhe në kryeqytetin francez dhe goli i nderit i skuadrës nga Beogradi që shënon falë gjermanit Marko Marin. Por që do të harrohet menjëherë pas golit të dytë nga goditja e dënimit e Neymar. Këtë herë ishte akoma më e bukur se e para.

Ndërkohë ndeshja tjetër e orës 18:55 mes Lokomotiv Moscoë dhe Schalke është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të gjermanëve. Megjithëse po kalon një moment të vështirë në Bundesliga, çuditërisht ekipi nga Gelsenkirchen po tregon një formë të mirë në Champions League.

Pas barazimit në ndeshjen e parë, ka marrë një fitore të rëndësishme në minutat e fundit të takimit falë golit të McKennie. Me këtë triumf, Schalke momentalisht ndodhet në vend të parë të grupit D.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN